Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren Nina Verdelli. Kryeministri shpalosi pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e vrullshëm të turizmit në Shqipëri duke argumentuar edhe mbi protestat e fundit që kanë përfshirë vendin. Intervista e plotë e Kryeministrit Rama për “Vanity Fair”: Rama: Muret e kësaj zyre po lëvizin Gazetarja: Në ç’kuptim? Rama: Kur fitova zgjedhjet për herë të parë, në vitin 2013, i kërkova një këshillë Tony Blair-it. Ai m’u përgjigj: “Të qeverisësh një vend është si të qëndrosh përballë një afresku. Duhet të mbash distancën e duhur; nëse afrohesh shumë, humb pamjen e përgjithshme”. Problemi është se, shpesh, është vetë afresku që vjen drejt teje. Muret ngushtohen derisa të bëjnë të ndihesh si në një qeli nga e...
Burimi:
javanews.al