Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në “Shënimet e Javës” votën pro të opozitës shqiptare në Kuvend lidhur me rezolutën për integrimin. Rama thekson se opozita e ka kuptuar që procesi i integrimit është i pandalshëm dhe bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston. Po ashtu kreu i qeverisë paralajmëroi një lajm të ri, atë të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. “Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë...
Burimi:
opinion.al