Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën e tyre, por ne mbështetemi te Komisioni Europian
Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama komentoi raportin e IBAR, ku tha se shtetet anëtarë kanë të drejtën e tyre për diskutim. Rama theksoi se për qeverinë shqiptare rëndësi ka vlerësimi i Komisionit Europian. Rama: Subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavënëshëm në pikëpyetje, sepse kanë të drejtën e tyre të bëjnë pyetje. Ne jemi me Komisionin, kur ata thonë që Shqipëria i ka plotësuar kushtet, për ne detyra është kryer. Ne vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet. Kjo është një çështje e reformave dhe mënyrës se si ato implementohen, një çështje raporti me mediat. Garancia është te fakti që ne duhet të përpiqemi përditë dhe pastaj është Komisioni që gjykon. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv