Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma

Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e refugjatëve, pas raportimeve që sipas tij kanë shtrembëruar deklaratat e Ministrit të Jashtëm shqiptar. Rama theksoi se protokolli mes dy vendeve është i qëndrueshëm dhe do të vijojë të zbatohet për aq kohë sa pala italiane e dëshiron. “Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, shkruan Rama.