Rama për Berishën: Në krye të opozitës qëndron një mbeturinë e komunizmit

Rama për Berishën: Në krye të opozitës qëndron një mbeturinë e komunizmit

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi, teksa po akuzonte opozitën për ‘baltosjen’ e punës së qeverisë, zbuloi se së shpejti do të ketë një takim me kancelarin gjerman Fredrich Merz. Një takim i mundshëm mes Ramës dhe Merz, rrëzon aludimet e Partisë Demokratike, të cilët pretendojnë për një prishje të marrëdhënieve të Ramës me qeverinë gjermane. Rama ka folur edhe për mbledhjen e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së ditën e nesërme në Bruksel. Shefi i Ekzekutivit tha se kjo Konferencë vulos përmbylljen e fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. Teksa shprehu bindjen për përmbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027, Rama deklaroi se ‘ose do e fusë PS Shqipërinë në Europë, ose Europa nuk e merr kurrë...