Rama në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, kryeministri ndan foton familjare nga Armenia

Rama në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, kryeministri ndan foton familjare nga Armenia

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Jerevan, Armeni. Ky samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent. Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Gjatë punimeve të samitit, pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës. Top Channel