Rama në Poloni për ‘Rindërtimin e Ukrainës’, takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në Gdańsk, me pjesëmarrjen e liderëve politikë, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga e gjithë bota. Konferenca konsiderohet platforma më e rëndësishme ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, me fokus rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit pas dëmeve të shkaktuara nga lufta. Gjatë qëndrimit në Poloni, Rama do të pritet nga Kryeministri polak Donald Tusk dhe do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës. Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë gjithashtu një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të aktivitetit. Punimet e...
Burimi:
javanews.al