Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot, 22 prill, Forumin Ekonomik të Delphi-t në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini. “Jemi anëtar të NATO-s, por nuk është se vendosim shumëçka atje. Kur NATO bën diçka të mirë, ne themi se kemi bërë diçka të shkëlqyer, kur bën diçka të keqe, ne themi është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë. Nuk mendoj se Ballkani është i harruar, jemi në kohët më të mira!”, u shpreh ai në nisje të bashkëbisedimit, referuar progresit të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk kanë qenë kurrë më parë kaq pranë BE-së. Teksa Shqipëria ndodhet në një...