Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare
Kryeministri Edi Rama ishte sot në 12 maj në një vizitë në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, një projekt i vënë në jetë nga MASHAV – Agjencia Izraelite për Zhvillim. Në këtë event, e para e mori fjalën ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg. “Sot është kremtimi i një vizioni, është shembulli që inovacioni mund të sjellë transformime. Agjencia Izraelite për Zhvillim ka punuar kudo në botë në të njëjtën mënyrë, që bashkëpunimi të sjellë zhvillim. Theksi ynë ka qenë gjithmonë teknologjia e kombinuar me bujqësinë. Inovacioni ka ndikim kur bëhet realitet. Sot mund të shikojmë me krenari si është kjo filozofi në praktikë. Kjo fermë është kthyer në moderne dhe këtu fermerët e nxënësit mund të kultivojnë gjatë gjithë vitit. Raporti...
Burimi:
javanews.al