Rama me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve: Nuk kemi plan B veç BE-së

Rama me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve: Nuk kemi plan B veç BE-së

Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë plan B apo C, përveç rrugës së integrimit në BE, gjatë konferencës për media me Presidenten e  Bankës Europiane të Investimeve Nadia Calviño. Rama vuri në dukje se forcimi i bashkëpunimit me Bankën Europiane të Investimeve do t’i sjellë Shqipërisë më shumë dije dhe investime. “Për ne është shumë e rëndësishme nevoja për të bërë gjithçka të jetë e mundur për të mbështetur gjithë ata njerëz që u besojnë sipërmarrjes së lire dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që janë partnerët tanë më të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës. Tashmë ndihemi më të fortë duke patur Bankën Europiane të Investimeve për të mbështetur programin e madh për dyfishimin e sipërmarrjeve, që është saktësisht...