Rama me banorët e Zvërnecit: Butrintit i ka dalë pronari, e imagjinoni dot? Në Shqipëri është gjykata ajo që vendos për pronat, jo qeveria

Rama me banorët e Zvërnecit: Butrintit i ka dalë pronari, e imagjinoni dot? Në Shqipëri është gjykata ajo që vendos për pronat, jo qeveria

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të fundit në vend. Në takim, banorët kërkuan që të anulohet përkohësisht projekti, derisa gjykata të përcaktojë se e kujt është prona, e atij që e ka shitur apo e atyre që aktualisht pretendojnë pronësinë. Rama tha se kjo nuk i takon qeverisë, por gjykatës, pasi është ajo që vendos çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Pjesë nga biseda: Banori: Pse nuk bëni një VKM për ta anuluar? Rama: Qeveria nuk e ka fuqinë të vendosë për diçka që është në kompetencë të gjykatës. Po të hapej kjo rrugë, një vendim do të ishte i drejtë dhe...