Rama mbledh sot grupin e zgjeruar të PS: Reflektim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove

Rama mbledh sot grupin e zgjeruar të PS: Reflektim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 09:30 dhe pritet të jetë një takim vendimtar. Mbledhja parashikon sipas axhendës raportime nga drejtuesit kryesorë të mazhorancës dhe do të përmbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama. I pari që do të raportojë do të jetë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të ndalet te bilanci i punës së institucionit, duke u ndalur te përdorimi i teknologjisë në funksionimin e Parlamentit, si dhe projektet për godinën e re të Kuvendit. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të prezantojë analizën e punës së deputetëve gjatë sesionit parlamentar. Në fund të takimit pritet fjala e...