Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Pasi bëri ndryshimet në qeveri, Edi Rama ka kthyer sytë nga partia. Të shtunën e 21 marsit kryesocialisti ka njoftuar mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste duke kërkuar riorganizim edhe brenda partisë. Ky do të jetë një vit zgjedhor për socialistët, të cilët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor, në 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste. Asambleja do të nis punën të shtunën në orën 10:00 në një prej resorteve në bregdet. Siç mëson Report Tv, fjala hapëse do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, për tja lënë fjalën më pas kryeministrit Edi Rama. Axhenda parashikon një analizë për punën...