Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, takimi në Pallatin e Brigadave

Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, takimi në Pallatin e Brigadave

Kyeministri Edi Rama do të zhvillojë sot, 27 prill, një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Ky takim mbahet në Pallatin e Brigadave. Në këtë mbledhje të radhës do të diskutohen disa nga çështjet kryesore që kanë të bëjë me koordinimin e qeverisë, hartimin e ligjeve por edhe të strategjisë së socialistëve për zgjedhjet vendore. Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.