Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

Kyeministri Edi Rama do të zhvillojë sot, 27 prill, një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Ky takim mbahet në Pallatin e Brigadave. Në këtë mbledhje të radhës do të diskutohen disa nga çështjet kryesore që kanë të bëjë me koordinimin e qeverisë, hartimin e ligjeve por edhe të strategjisë së socialistëve për zgjedhjet vendore. Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.