“Rama marrëveshje me Mitsotakis”, Beleri: Së shpejti do të mbyllet traktati i miqësisë
Shqipëria dhe Greqia synojnë të mbyllin traktatin e miqësisë brenda vitit. Lajmin e dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, sipas të cilit të dy palët po i negociojnë të gjitha çështjet. “Kur dy shtete flasin, secili nga ato shtete vë në tavolinë pretendimet e veta dhe shqetësimet. Unë dëgjoj nga dy palët që po i negociojmë të gjitha dhe do mbyllim një traktat miqësie brenda këtij viti. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj për deklaratat e tyre dhe si shtetas që e ndaj jetën mes dy shteteve, do isha shumë i lumtur të avanconin dhe dua të them që nuk është e vërtetë që me të majtën greke kanë qenë marrëdhëniet më të mira. Unë besoj që...
Burimi:
javanews.al