Rama kryeministri serb më i mirë pas Pashiqit, shefi i qeverisë sulmon protestuesit dhe mbyll gojën për spastrimin…
Kryeministri Edi Rama ka dalë zbuluar pas reagimit të tij ndaj polemikave të krijuara nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë televizive deklaroi se, nëse do ta kishte në dorë, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Në vend që t’i drejtohej drejtpërdrejt deklaratës së ministres serbe, Rama zgjodhi të kritikojë ata që i kërkuan një reagim më të ashpër publik, duke i cilësuar si një “kor histerik”. “Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e...
Burimi:
sot.com.al