Rama: Krenar për reformën, garantuam paprekshmërinë e sistemit të drejtësisë

Rama: Krenar për reformën, garantuam paprekshmërinë e sistemit të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin “Flasim” se Tirana mirëpriti këtë javë sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e shtetit të së drejtës. Sipas Ramës, organizimi i këtij eventi në Shqipëri përfaqëson një moment historik dhe një dëshmi të transformimit të vendit në raport me sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi. “Kjo nuk është thjesht një ngjarje për turizmin apo zhvillimin ekonomik. Është një ngjarje që përcakton një epokë dhe konfirmon transformimin e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri. Ai theksoi se deri disa vite më parë do të ishte e paimagjinueshme që Shqipëria të zgjidhej mikpritëse e një platforme të tillë ndërkombëtare, për shkak të sfidave që vendi kishte në raport me sistemin e drejtësisë dhe shtetin...