‘Rama kërkoi datë për samitin e NATO-s, por nuk e mori’, Koka: Presioni po vjen nga opozita dhe nga jashtë…

‘Rama kërkoi datë për samitin e NATO-s, por nuk e mori’, Koka: Presioni po vjen nga opozita dhe nga jashtë…

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se presioni më i madh ndaj kryeministrit Edi Rama nuk po vjen më vetëm nga opozita dhe protestat në vend, por edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Sipas tij, narrativa politike e kreut të qeverisë është konsumuar dhe po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha. Koka u shpreh gjithashtu se ligji për investimet strategjike ka prodhuar pasoja të rënda, duke kërkuar një audit të plotë shtetëror për efektet që ai ka pasur mbi pronat dhe administrimin e tyre. Ai pretendoi se një nga shqetësimet kryesore të Edi Ramës lidhet me kohën e zhvillimit të samitit të NATO-s në Shqipëri, duke sugjeruar se kryeministri nuk ka arritur të sigurojë datën që synonte. Koka: Ose jo, sepse...