‘Rama jepe dorëheqjen’/ Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë pas protestës së 16-të kundër qeverisë
Pas përfundimit të protestës së 16-të kundër qeverisë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike në vend. Me flamuj kombëtarë në duar dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë, protestuesit po marshojnë në mënyrë paqësore, ndërsa gjatë gjithë itinerarit dëgjohen thirrje për luftën kundër korrupsionit, largimin e qeverisë dhe mbajtjen e përgjegjësive nga zyrtarët publikë. Marshimi shndërrohet në momentin kulmor të protestës, me pjesëmarrës që vinin nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora. Mobilizimi qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.
Burimi:
syri.net