“Rama, jep dorëheqjen”, kryeministri: Ajo këngë poshtë dritares më pëlqen dhe më energjizon

“Rama, jep dorëheqjen”, kryeministri: Ajo këngë poshtë dritares më pëlqen dhe më energjizon

Kryeministri Edi Rama, komentoi sot gjatë mbledhjes së zgjeruar me PS-në edhe thirrjet që i bëhen nga protestuesit që të japë dorëheqjen. Rama tha me ironi se i pëlqen melodia që i japin protestuestit kësaj thirrjeje që i bëhet poshtë zyrës së tij para Kryeministrisë. “Unë e kam tagrin në vendos nëse do t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjese që këndon poshtë zyrën sime: “Rama, jep dorëheqjen”. Ajo këngë mua më pëlqen dhe më energjizon aq shumë sa më gënjen mendja se mund të bëj një tjetër këngë me të”,-tha Rama.