Rama ia arrin qëllimit: Rekord punësimi i të huajve, mbi 22 mijë në Shqipëri

Rama ia arrin qëllimit: Rekord punësimi i të huajve, mbi 22 mijë në Shqipëri

Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18 mijë që ishte numri i tyre deri në dhjetor 2025. Konkretisht, sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit numri i të huajve të punësuar në vend arriti në 22,693 shtetas deri në 30 qershor 2026. Nga totali i tyre të pajisur me leje Unike nga punëmarrësit janë 20,332 shtetas të huaj dhe 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar. Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për...