No Image Available

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli për protestat e të rinjve dhe projektin e planifikuar në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një investim të rëndësishëm që po përballet me sulme të qëllimshme. Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet prej tre vitesh në një luftë kibernetike me Iranin dhe se, sipas tij, ka tentativa për të ndikuar edhe në debatin publik rreth këtij projekti. “Ne jemi në luftë kibernetike me Iranin prej tre vitesh. Ndërkohë që flasim, kemi një nga mbrojtjet më të mira kibernetike. Ka përpjekje për ta ndezur dhe fryrë këtë çështje. Ka interesa për të krijuar narrativa të caktuara dhe ka pasur shumë informacione të rreme, edhe nga opozita, në lidhje me këtë investim”, u shpreh...