Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku në fokus ishte një reflektim përgjatë 35 viteve të fundit, që nga Lëvizja e Dhjetorit në 1990-ën. Kreu i qeverisë u rikthye në sallën e Universitetit të Arteve ku ekzaktësisht më 18 dhjetor të 35 viteve më parë ai së bashku me Ardian Klosin mbajtën të parat tubime të mëdha që quheshin refleksione. Rama tregoi vështirësitë për të përmendur emrin e diktatorit Enver Hoxhën, frikën se çfarë mund të ndodhte dhe faktin se kur emri u përmend u duk sikur u “bë gol”. “Unë e mbaj mend shumë mirë, kur ne kemi qenë në shtëpinë e Ardianit natën, duke shkruar për Enver Hoxhën, emri, emri. Emrin Enver Hoxha që është koha për...