Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet sipas rregullave. Rama hodhi poshtë shqetësimet për ndikimin mjedisor dhe theksoi se vendimi përfundimtar do të bazohet në standardet europiane. Ai u shpreh se synimi është që projekti të jetë një vlerë për Shqipërinë dhe Europën. “Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel, ka shumë organizma. Për ne, të gjitha zërat në Bruksel janë të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, që është zëri i Komisionit. Komisioni është në krye të gjithçkaje, duke qenë shumë mirë i informuar. Arsyeja që them gjithmonë, në këtë botë informacioni apo sistemesh...
Burimi:
opinion.al