Rama: Dënojmë sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Rama: Dënojmë sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes rrjetit social “X” pas sulmeve të fundit të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i dënuar ato ashpër dhe duke shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me këtë shtet. Në reagimin e tij në emër të Shqipërisë, Rama i cilësoi sulmet nga “shteti terrorist i Iranit”, si një akt agresioni të pajustifikueshëm dhe një kërcënim për paqen rajonale dhe më gjerë. Kreu i qeverisë thekson se Tehrani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin e rrezikshëm. “Sulmet e përsëritura me raketa nga shteti terrorist i Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, përbëjnë një akt të pamatur, të paprovokuar dhe krejtësisht të pajustifikueshëm agresioni kundër një shteti sovran dhe kundër vetë paqes rajonale. Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën...