Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e qytetarëve para kryeministrisë, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Ndërsa krah postimit kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe foton e një protestuesi që qëndron i vetëm para kryeministrisë. Kryeministri argumenton se protestuesit shpesh përdoren nga aktorë politikë, mediatikë dhe rrjetet sociale për interesa të tjera, ndërsa më pas lihen vetëm me problemet e tyre reale. Më tej, Rama i bën thirrje protestuesit të mos lejojë që pakënaqësitë e tij të përdoren kundër interesave të vendit dhe e fton të dialogojë me institucionet, pasi vetëm kjo qasje thotë Rama është rrugëzgjidhje në demokraci. Në mesazhin e tij Rama thotë se ‘Shqipëria nuk bëhet as me ata që brohorasin verbërisht, as me ata që zemërohen verbërisht’. “Shqipëria po...
Burimi:
opinion.al