Rama: Çështja Beleri solli vështirësi në raportet mes dy vendeve! Brenda vjeshtës, dakordësi e plotë me Greqinë
Kryeministri Edi Rama pranoi se çështja Beleri ka krijuar tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i Kathimerini, ai theksoi se palët kanë vendosur të mos lejojnë që mosmarrëveshjet të dominojnë raportet dypalëshe dhe synojnë zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Rama u shpreh optimist se deri në vjeshtën e ardhshme mund të arrihet dakordësi e plotë, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e pakicës greke në Shqipëri dhe të shqiptarëve të integruar në Greqi. “Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, dhe kjo ishte një pasojë e padyshimtë. Kemi qenë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, e respektoj për këtë; vendosëm që mos t’i...
Burimi:
javanews.al