Rama acarohet dhe pranon para banorëve të Zvërnecit: Prona u është grabitur! Qytetari: S’ka shtet, si e bleu…

Rama acarohet dhe pranon para banorëve të Zvërnecit: Prona u është grabitur! Qytetari: S’ka shtet, si e bleu…

Kryeministri Edi Rama pati një debat të nxehtë në Vlorë teksa po fliste mbi investimin e pritshëm me disa banorë të Zvërnecit. Disa prej tyre u shprehën se kanë pjesë te ajo pronë ku do bëhet investimi, ndërkohë që janë ende në gjykata pa e marrë të drejtën e pronësis. Rama pranoi se prona është grabitur dhe ky është problemi, por jo për fajk të tij, por prej sistemit gjyqësor. Banori shprehu shqetësimin, se si ai pa e marrë të drejtën e pronësisë, investitori bën gati investimin aty. Banori: Jam një nga pronarët e Zvërnecit. Ajo pronë është grabitur me dokumente të falsifikuara. Rama: Ule mikrofonin, se duket se spo më dëgjon. Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhëniet e pronësisë bazohen mbi letra. Nuk po të them...