“Qeverisja jonë ishte kalimi nga epoka e gurit dhe drurit në epokën digjitale”/ Rama: Përdorimi i agjentëve të AI për shpejtësi dhe integritet profesional
Gjatë prezantimit të Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve në vend, kryeministri Edi Rama u ndal tek ndryshimet teknologjike që kanë ndodhur në vend. Rama tha se Inteligjenca Artificiale po përdoret gjerësisht, përfshirë përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE. “Faza e parë e qeverisjes sonë ishte kalimi nga epoka e gurit dhe drurit në epokën digjitale, me krijimin e platformave. Faza e dytë ishte digjitalizimi shërbimeve, tani jemi në fazën e tretë që është faza e administratës inteligjente. Nuk fola se çfarë komponentësh të AI ka në kompanitë që kam lart, por dua të them që sot ne kemi nisur jo vetëm projektin e madh të transformimit revolucionar të transformimit të Ministrive, por edhe të futjes së...
Burimi:
top-channel.tv