Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra. Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë. “Dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është më e rëndësishme, rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë.”, deklaroi ministri. Ai shtoi se ky vendim i ri do ketë efekt nga muaji prill 2026. Mbështetja rritet sipas tij me 75% nga 40% që ishte. “Rritet me 25 % që ishte për shpërblimet e trajnerëve. 45% trajtimi ushqimor ditor. Shkon në 5 mijë lekë të reja mbështetja...