Qeveria miraton vendimin, kompensim deri në 50% për zjarrfikësit që punojnë orë shtesë dhe gjatë festave

Qeveria miraton vendimin, kompensim deri në 50% për zjarrfikësit që punojnë orë shtesë dhe gjatë festave

Qeveria ka miratuar një vendim që përmirëson trajtimin financiar të zjarrfikësve, duke garantuar një sistem kompensimi dhe mbështetje për punën e tyre. Vendimi i miratuar në mbledhjen e 9 korrikut parashikon një trajtim më të favorshëm financiar për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit javor dhe festat zyrtare, si edhe vendos standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë. Zjarrfikësi që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën si më poshtë: 20% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00; 50% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00;25%...