“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

Një delegacion i Partisë Demokratike, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Dhomën e Deputetëve në Itali. Gjatë kësaj vizite, ata kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm me Zëvendëskryetarin e Dhomës, Giorgio Mulè, të cilin e kanë cilësuar si një mik të madh të vendit tonë. Në fokus të bisedimeve ishin sfidat me të cilat përballet Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, ndërsa vlerësuan mbështetjen e pakushtëzuar që Roma zyrtare i ka ofruar vazhdimisht Tiranës në këtë proces. Bardhi: Korrupsioni dhe krimi i organizuar, prova kryesore e shtetit Në një reagim në rrjetet sociale pas takimit, Gazment Bardhi u shpreh se, ndërsa Italia luan rolin e avokatit të shqiptarëve në institucionet...