“Putin zgjoi Europën, Trump e ndihmoi të mblidhte veten”, Rama nga forumi në Estoni: Shpenzimet e mbrojtjes duhet të rriten, ndryshe…
Kryeministri Edi Rama, në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës që mbahet në Estoni, u shpreh se ishte Putin ai që zgjoi Europën dhe e bëri të kuptojë se kërcënimi gjeostrategjik është real. Për Ramën, presidenti i SHBA Donald Trump e ndihmoi Europën që të kuptonte se “duhej të mblidhte veten”. “Kur Trump u zgjodh tha se ‘Zoti kishte një plan dhe donte ta sillte në Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar SHBA’. Aso kohë thashë që ai tha gjysmën e të vërtetës sepse plani i Zotit ishte që të shpëtonte gjysmën e Europës. Nuk e kuptoj kur europianët hardhojnë kohë me çfarë tha Trump. Unë besoj miqtë amerikanë kur thonë ‘merreni Presidentin Trump seriozisht, por...
Burimi:
top-channel.tv