“Pushtetet duhet të japin llogari”, ambasadori i Holandës: Mbikëqyrja institucionale të jetë efektive

“Pushtetet duhet të japin llogari”, ambasadori i Holandës: Mbikëqyrja institucionale të jetë efektive

Pas miratimit të raportit IBAR, Holanda, një prej vendeve kryesorë të Bashkimit Europian, paralajmëron Shqipërinë së procesi i anëtarësimit nuk është vetëm miratim i ligjeve të BE, por kërkon ndërtimin e institucioneve si në Bashkimin Europian. Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, shfrytëzoi një tryezë të Komisionit Parlamentar për Mbikqyrjen e Institucionale, institucioneve të pavarura e shoqërisë civile  për të theksuar mesazhin se pushteti dueht të japë llogari. “Bashkimi Europian është ndërtuar mbi besimin; besim tek institucionet që të funksionojnë në mënyrë të pavarur; besim që pushteti jep llogari, besim që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë; besim që qytetarët kanë zë të qenësishëm në jetën publike. Ndaj grup-kapitulli i parë, Themeloret, ka rëndësi kaq shumë dhe është në thelb të procesit të negociatave....