Publikimet në ‘ediramafiles.org’ vënë para përgjegjësie SPAK, Kasmi: Të gjithë aferat të çojnë tek kryeministri
Një platformë e re online ka trazuar ujërat e politikës shqiptare, duke nxjerrë në dritë akuza të rënda për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar ndaj drejtuesve më të lartë të qeverisë. Ky zhvillim i fundit nuk po shihet thjesht si një denoncim i radhës, por si një akuzë penale e jashtëzakonshme që po tërheq vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Sipas gazetarit Bledi Kasmi që ishte i ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri tv në një bisedë më moderatorin Flavio Qarri, kjo dosje synon të ekspozojë mekanizmat e ndërlikuar dhe sekretë të aferave mafioze, të cilat dyshohet se e mbajnë shtetin të gjunjëzuar përpara krimit të organizuar. Publikimi i këtyre dokumenteve e vendos institucionin e posaçëm të drejtësisë përpara një përgjegjësie historike. Deri më tani,...
Burimi:
syri.net