Pse u nominua Eric Wendt si ambasador në Shqipëri? DASH zbulon arsyet
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku shpjegohen arsyet e nominimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri. Sipas dokumentit, Wendt, gjeneral-lejtnant në pension, vlerësohet si një kandidat me përvojë të gjerë në drejtimin e strukturave komplekse ushtarake dhe ndërinstitucionale, si dhe me njohje të drejtpërdrejtë të rajonit evropian dhe Shqipërisë. Ai aktualisht shërben si profesor në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, ku jep mësim për komandë dhe lidership, ndërsa gjatë karrierës së tij ushtarake mbi 34-vjeçare ka mbajtur një sërë rolesh të larta drejtuese. Një nga elementët kryesorë që theksohet në raport është roli i tij në NATO, ku si komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale ka drejtuar të gjitha...
Burimi:
javanews.al