PS- PD “vulosin” rregulloren, mazhoranca e opozita gjejnë konsensusin për 34 ndryshime
Socialistët dhe demokratët kanë gjetur gjuhën e kompromisit për rregullat e punës së komisioneve dhe seancës plenare. Të dy palët kanë miratuar me konsensus 34 ndryshime në rregulloren e kuvendit, që prekin disa elementë të rëndësishëm nga procesi i negociatave me Bashkimin Europian te raportimi i institucioneve të pavarura. Negociatat zgjatën 4 ditë dhe të dy palët, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bënë disa lëshime nga propozimet e tyre fillestare. Në lidhje me propozimin e socialistëve që institucionet e pavarura të mos raportojnë më në seancë plenare, por vetëm në komisione, është gjetur si formulë kompromisi që para parlamentit të raportojnë vetëm ato institucione që e kanë detyrim shprehimisht në Kushtetutë. Sipas këtij kompromisi drejtuesi i SPAK-ut nuk do të raportojë më në seancë plenare,...
Burimi:
vizionplus.tv