PS dhe PD në spiralen e cinizmit

PS dhe PD në spiralen e cinizmit

Nga Ben Andoni Pak ditë më parë, Berisha, kryetari i PD-së ankohej për median se po e ndihmonte Ramën. Në përgjigje të ankimit publik të paraardhësit, kryeministri shqiptar, duke iu referuar një matësi statistikor nga AMA, theksonte me cinizëm epërsinë e Berishës dhe opozitës në media, kundrejt mëtimeve të tyre se ishin të kufizuar! Paradoksalisht, gjuha cinike dhe e mbushur me hoka e tandemit Rama-Berisha, dendur pa asnjë referim kulturor, është tejet larg retorikës që kanë përdorur në kohët më të mira, njerëzit e pakët por të vyer të mendimit shqiptar. Më shumë duke shfrytëzuar fjalorin urban dhe personazhe urbane apo folku, politikanët e sotëm, pa përjashtuar dhe Ramën me Berishën, të trandin për nivelin e tyre kulturologjik dhe pamundësinë e bërjes së sintezave, njohjen...