PS dhe PD bëhen bashkë, miratohet me 114 vota rezoluta për integrimin

PS dhe PD bëhen bashkë, miratohet me 114 vota rezoluta për integrimin

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të mërkurë me 114 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët të propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike lidhur me procesin e integrimit europian të vendit. I vetmi deputet që abstenoi gjatë votimit ishte Bujar Leskaj. Rezoluta u miratua pas 5 orësh debat mes mazhorancës dhe opozitës. Teksti i saj ishte dakordësuar më herët nga të dy kampet politike, duke siguruar edhe votat e përbashkëta për miratimin në Kuvend.