PS dhe PD arrijnë marrëveshjen për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, çfarë u tërhoq dhe u pranua nga të dyja palët

PS dhe PD arrijnë marrëveshjen për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, çfarë u tërhoq dhe u pranua nga të dyja palët

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, këtë të mërkurë, 20 maj. Bëhet me dije se relatorët e të dyja palëve kanë përmbyllur draftin e përbashkët, i cili pritet të miratohet zyrtarisht nesër në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, në orën 09:00. Marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Mazhoranca ka tërhequr disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar. Çfarë tërhoqi PS: U tërhoq nga propozimi që projektligjet e kërkuara nga BE shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. U tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare. Pranoi raportimin në Kuvend të të gjitha institucioneve me detyrë...