Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një ceremoni përkujtimore përpara memorialit të Batalionit të Forcave Speciale në nderim të katër pjesëtarëve të ushtrisë së vrarë në Vejcë në vitin 2001. Mirëpo, është shqetësues fakti që pllaka përpara së cilës u krye nderimi etiketon si “terroristë” shqiptarët e përfshirë në këtë konflikt, të shënuar 25 vite më parë, varësisht se ka pasur viktima nga të dyja palët. Dhe madje sipas një raportimi të REL, më 2 maj të 2001-shit, në orët e para të mëngjesit të 1 majit, të rinjtë maqedonas organizuan një sulm në pazarin e qytetit jugor maqedonas të Manastirit, duke vandalizuar dhe duke i vënë flakën mbi 40 dyqaneve dhe bizneseve në pronësi të shqiptarëve....
Burimi:
javanews.al