Protestuesit thyejnë xhamat e një makine policie me gurë dhe gardhe metalike (FOTO)

Protestuesit thyejnë xhamat e një makine policie me gurë dhe gardhe metalike (FOTO)

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit. Disa protestues kanë përshkallëzuar nga vezët e mielli në akte të mirefillta dhune ndaj policisë. Disa prej tyre të maskuar e të tjerë pa maskë, kanë thyer xhamat e nje makine policie. Ata fillimisht hodhën gurë, më pas morën gardhe metalike dhe i përplasën mbi makinë, disa herë, duke thyer xhamat e saj.