Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros dhe Çuçit

Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros dhe Çuçit

TIRANË-Seanca e Kuvendit po mbahet paralelisht me protestën e qytetarëve para godinës së Parlamentit. Makinat e deputetëve janë sulmuar me vezë teksa futeshin në Kuvend për seancën plenare. Konkretish protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinën e ministres së Arsimit Mirela Kumbaros dhe atë të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës Bledar Çuçit teksa po shkonin te Kuvendi. Ndërkohë, qytetarët kanë shkruar mbi vezë edhe emrat e disa depuetetëve, mes tyre: Ulsi Manja, Besart Xhaferri, Luçiano Boçi, Milva Ikonomi, Oerd Bylykbashi, Tedi Blushi