Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!
Gjatë protestës që po zhvillohet pranë Parlamentit, si pasojë e goditjes me sende të forta nga protestuesit, u dëmtuan 6 punonjës të Policisë së Shtetit të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha sot nga seanca e Kuvendit se lëndët irrituese të përdorura nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve janë profesionale, dhe përdoren në vende të BE-së dhe SHBA-ve. “Komfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë irrituese, profesionale, për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, që janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese, dhe përdoren nga forcat policore të BE dhe SHBA-ve, megjithatë këtu lajmi s’është spray i përdorur”, tha Lamallari. Ministri i Brendshëm iu drejtua PD-së si “parti e skuthave”, që sipas tij paguan mercenerë...
Burimi:
javanews.al