Protestuesit ‘i gdhendin’ Ramës poshtë dritares kërkesën e tyre: Dorëhiqu!
Për të 59-ën ditë me rradhë qytetarët kanë vazhduar qëndresën dhe protestën e tyre. Ata kanë denoncuar përsëri dhunën policore të paprecedentë gjatë protestës para parlamentit. Ata kanë deklaruar se nuk do të intimidohen nga presionet dhe kërcënimet dhe do të vazhdojnë protestën e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit shkruan me germa gjigante fjalën “RESIGN” (“Dorëheqje”), duke e kthyer atë në simbolin e kërkesës së tyre kryesore.
Burimi:
syri.net