Protestuesit e arrestuar takohen me Balliun në qeli / Deputeti i Berishës: Ishin shumë të motivuar!

Protestuesit e arrestuar takohen me Balliun në qeli / Deputeti i Berishës: Ishin shumë të motivuar!

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka takuar në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë, protestuesit e arrestuar nga policia, gjatë protestës së 2 korrikut tek Kuvendi. Në një deklaratë për mediat, Balliu u shpreh se, protestuesit ishin të motivuar që të mos ndalen në misionin e tyre, ndërsa deklaroi se, aktet kriminale të policisë do të marrin përgjigjen e merituar. Sot pata mundësinë të takoj qytetarët që u arrestuan padrejtësisht. Ata ishin më të motivuar se kurrë dhe shumë falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve, veçanërisht ndaj miqve të tyre, të cilët qëndruan pranë tyre përballë dhomave të paraburgimit deri në orët e vona të natës. Ndërsa aktet kriminale të policisë së pushtetit do të marrin përgjigjen e merituar, Partia Demokratike do ta thërrasë...