Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat e diskutimit të diskutuar pak më parë mes Edi Ramës, drejtuesve politik dhe disa ministrave. Rama kërkon prezencë të shtuar të deputetëve në terren për të adresuar shqetësimet e qytetarëve. Protestat vazhdojnë prej 24 ditësh në Tiranë, me qytetarët që mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët e kryeqytetit.
Burimi:
opinion.al