‘Protestat tregojnë krizën e qeverisë’, Bajaziti: SHBA mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë, Ramës i bie fasada
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Erisa Bajaziti, e ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon u shpreh se protestat e qytetarëve shqiptarë përbëjnë tashmë një reagim të vazhdueshëm ndaj 13 viteve qeverisje dhe se ato pasqyrojnë një pakënaqësi të thellë që ka tejkaluar kufijtë e një reagimi të izoluar. Ajo u shpreh se fasada e qeverisë është rrënuar dhe se zhvillimet e fundit tregojnë një krizë të qartë politike dhe institucionale në vend. Bajaziti theksoi se edhe qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë mesazhin e fundit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e interesave kombëtare, duhet lexuar si një sinjal serioz mbi gjendjen e institucioneve shqiptare. Ajo vuri në dukje se diaspora shqiptare mbetet një forcë e madhe ende e...
Burimi:
syri.net