“Protestat të domosdoshme”/ Alimehmeti: Reagimi duhet të nisë nga përditshmëria, rezistenca qytetare ka shumë forma
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në një studio televizive, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës që nis sot, duke theksuar se reagimi qytetar nuk duhet të kufizohet vetëm te protestat në bulevard, por mund të marrë forma të ndryshme rezistence civile dhe ekonomike. Alimehmeti u shpreh se qytetarët mund të përdorin edhe bojkotin ekonomik si formë rezistence, duke përmendur refuzimin e produkteve serbe si shembull për të mbështetur prodhimin vendas dhe fermerët shqiptarë. Ai kritikoi gjithashtu qeverinë dhe Partinë Socialiste, duke i akuzuar për mbrojtje të interesave të ngushta politike, korrupsion dhe pengim të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Sipas tij, pasojat e këtyre politikave ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët në ekonomi, mirëqenie dhe standardin e jetesës. Alimehmeti:...
Burimi:
sot.com.al